Të bëhet testi i drogës për Policinë dhe administratën, se … do të befasoheni

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studiuesi Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, ka hedhur propozimin që punonjësit e Policisë dhe Administratës shtetërore të bëjnë testin e drogës me detyrim,, pasi përfitimi do të jetë i madh për shtetit, më i madh se kostoja.

“Doni të dini në çfarë derexheje ka përfunduar ky shtet? – shkruan dervishi. –  Bëni testin e drogës për gjithë oficerët dhe nënoficerët e Policisë së MB-së dhe asaj të burgjeve. Pjesa e specializuar për të luftuar krimin, do t’ju befasojë me raportin që ka me lëndët narkotike. Pastaj shihni nëse do të keni nevojë për vetting.

Lodheni me kërkesa për certifikatë sigurie të personelit? Bëni testin e drogës edhe këtu. Keni edhe bazë ligjore. Mjafton ta bëni detyrues. Edhe administrata po ashtu të detyrohet për të bërë testin e drogës. Pastaj vendosni detyrimin e testit të drogës për çdo nëpunësi shtetërore në çdo kohë. Kostoja nuk është asgjë para përfitimit të madh që do të sjellë. Ne që nuk pimë drogë, kemi qenë përballë vendimmarrjeve së konsumatorëve të lëndëve narkotike.”

Zjarr Tv Ad