“Të bëmë me kompani, jepu lekët bujqve”, Braçe akuza biznesmenit, Ahmeti: Turp…

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe deputeti i Partisë Socialiste është përplasur sot në distancë me një biznesmen që ka aktivitetin e tij të eksportit të produkteve bujqësore në Lushnjë. Pasi biznesmeni Ejup Ahmeti, pronar i pikës së eksporteve “DONI Fruits” në Lushnjë u fotografua në protestën që mbajtën fermerët një ditë më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, në Lushnjë, për Paketën Fiskale 2022, Braçe ka vendosur të bëjë një postim për Ahmetajn.

Krah fotos së pronarit të pikës së eksporteve, Braçe shkruan se Ahmetaj është një nga përfituesit më të mëdhenj nga TVSH-ja për bujqit, çmimet si dhe kompaninë ia ka bërë qeveria. Ish-zëvendëskryeministri e pyet biznesmenin se çfarë po kërkon mëshumë nga kjo qeveri dhe se sa para ka për t’ju dhënë bujqve për mallin që u ka blerë e sa ua ka vonuar.

 “EJUPI, EDI, CMIMET, PAGESAT DHE PROTESTA E KETYRE! Ky qe shihni ne foto eshte EJUPI I “DONI FRUITS”! Ejupi dhe Edi-ekonomisti i tij jane si mishi me thoin; Njeri-Ejupi eshte bere keto dite zeri i eksportuesve te produkteve bujqesore, Tjetri-Edi (ekonomisti i tij) eshte bere zeri i bujqve!!!!!!!!!!! Se si mund te jene bashke edhe ai qe ja zhyt bujqve me cmime, edhe ai qe duhet te mbroj bujqit nga cmimet e te parit, zor ta marresh me mend; Por ja, jane! Ejupi ka piken me te madhe te eksporteve ne #Lushnje, ja beri #Qeveria-kjo qeveri (afer 100 milion leke te reja, plus rrugen nga FSHZH, plus linje te dedikuar per energjine nga OSHEE, plus linje te dedikuar uji nga UK Lushnje); Ejupi eshte nje nga perfituesit me te medhenj nga Tvsh per bujkun (sipas shifrave nga tatimet); Ejupi eshte nje nga perfituesit me te medhenj nga cmimet dhe trajektorja e tyre (sipas shifrave nga doganat). Kam dy pyetje per Ejupin dhe Edin-ekonomistin e tij: E para; A KE TI EJUP PARA PA JU DHENE BUJQVE, SA ESHTE VLERA, SA MUAJ VONESE JANE KETO PARA PER MALLIN E BLERE NGA BUJQIT? E DYTA, CFARE DO ME SHUME NGA KJO QEVERI TI EJUP?”- shkruan Braçe.

Vetë biznesmeni nuk ka qëndruar në heshtje. Në një postim në Facebook, ai i është përgjigjur Braçes me disa video nga kompania e tij teksa shkruan se i gjithë ndërtimi në fakt është falë kontributit të familjes së tij, Ahmeti. Referuar pyetjeve të bëra nga brace, Ahmeti shkruan se Doni Fruits nga viti 2013 ka bërë mbi 60 milion euro exporte, ka mbi 2500 fermerë të kontraktuar, mbi 16 mijë persona që përfitojnë direkt e indirekt nga kompania në fjalë, mbi 8 milion euro investimi i projektit në Lushnje por 900 mijë euro është e mbeshtetur nga Qeveria Shqiptare, saktësisht AZHBR, si dhe ka dhënë mbi 100 milion lekë donacione për spitale publike, aktivitete sportive, tërmet e permbytjet në Shkodër. E ndërsa deputetin socialist, Ahmeti e konsideron spekulues për shkak të interesave personale.

Edhe pas kësaj përgjigjeje, Braçe nuk ka hequr dorë nga akuzat. Në një tjetër postim, krah fotos së Ahmetit, ish-zëvendëskryeministri e akuzon biznesmenin se ka para për tu dhënë bujqve për produktet që u ka marrë dhe nuk ua ka shlyer ende. Socialisti e konsideron viktimizim përgjigjen e sipërmarrësit dhe në statusin që i kërkon llogari përmend edhe një makinë të cilën siç duket ai e përdor aktualisht, BMV SERIA 7. Brace shton se të mos paguash per mallin që blen, të ndërtosh një skemë shantazhi për bujq që presin të marrin lekët e mallit, është një krim penal duke hedhur akuza të forta mbi Ahmetin. Deri më tani, biznesmeni nuk ka replikuar në lidhje me kundërpërgjigjen e Braçes.

Fermerët bashkë me Ahmetin protestuan gjatë ditës së djeshme kundër paketës fiskale që ka prezantuar qeveria për vitin e ardhshëm, duke pretenduar se ndihma ndaj tyre është inekzistente. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në protesta.

Zjarr Tv Ad