Të buzëqeshur e me vajzën në krahë, Princi Leka dhe Elia Zaharia mesazh për Krishtlindjet: Ju uroj paqen dhe të mira

0
509
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Princi Leka Zogu i dytë dhe aktorja Elia Zaharia kanë uruar Krishtlindjet për të gjithë shqiptarët.

Ata kanë bërë urimin për festat, duke postuar një fotografi nga familja e tyre. Elia, Princi dhe vajza e tyre Geraldina pozojnë para pemës duke u uruar kështu Krishtlindjet gjithë besimtarëve dhe duke dhuruar një kartolinë të ëmbël familjarë në prag festash së fundvitit.

“Të dashur miq dhe besimtare, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen!Në këtë festë të ndritshme, unë ju uroj paqen dhe të mirën, suksesin dhe shëndetin e mirë. Le të mbushet shtëpia juaj me ngrohtësi dhe rehati.

Sot është edhe Dita e Triumfit të Legalitetit, ku kujtojmë përjete me Ndërim dhe Mirënjohje Mbretin e Shqiptareve Zog I .

Për koincidence, sot festohet në kalendarin ortodoks dhe Shën Ahmeti. Gezuar!” thuhet në postimin e Princ Lekës.

Zjarr Tv Ad