“Të çojnë në SPAK për një WC”, Rama: Rindërtimi ka ecur paralel me një proces të tërë falsifikimesh, korruptimesh të gjykatësve KÇK

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat dhe për drejtësinë. Ai tha se gjyqtarë të korruptuar mbajnë peng rindërtimin.

“Nëse sot ne kemi akoma probleme me rindërtimin të afateve janë probleme të lidhura me leshin dhe linë që bënë ata që ishin në detyrë më parë dhe bënë çorapin më të madh të pronave dhe krijuan llumin më të madh në sistemin e drejtësisë me gjykata dhe prokurorë që marrin peng komunitete.

Njëri ka marrë peng vazhdimin e punës në Laç. Për një person. Gjykatësi i jep sigurimin e padisë njërit që ka një dyqan. Ne nuk ndërhyjmë dot. Ky është sistemi që kemi zgjedhur ne.Ky gjykatësi ka fjalën e fundit. Si ndodh në Kombinat. Prandaj ne ndërkohë që te 5 Maji kemi ecur në Kombinat kemi ecur më avash se duhet të presim vendimin e gjykatave.

Ti merr përsipër të rindërtosh shkollën simbol të arsimit në Tiranë për ta bërë shkollën simbol të rindërtimit. Të çojnë në SPAK për një VC. Duhet të presësh që të bëhen procedurat dhe historia. Këto janë pengesa të natyrës objektive.

Aty ku nuk kishim gjëra të tilla njerëzit janë futur nëpër shtëpia. Na ndodhi edhe këtu në fillim. Një që pretendon kap ça të kapësh. Njerëzit duhet ta kuptojnë pse ndodh.

Procesi i rindërtimit ka ecur paralele me një proces të tërë falsifikimesh, korruptimesh të gjykatësve KÇK që janë të krimbur dhe e dinë që nuk do e kalojnë vettingun. Ne nuk i ndahemi kësaj pune deri kur familja e fundit të marrë shtëpinë”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad