“Të dalim të bashkuar përballë regjimit të Ramës”- Alibeaj: Kandaitatët e PD-së në zgjedhjet lokale duhet të përfaqësojnë të gjitha flukset në bazë

0
363
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj bëri thirrje këtë të martë për bashkimin e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për media në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Alibeaj tha se qëllimi i grupimit që ai përfaqëson ka qenë dhe do të jetë bashkimi i Partisë Demokratike përballë regjimit të Ramës.

Alibeaj bëri thirrje që opozita të dalë në zgjedhjet lokale, me një kandidatë të përbashkët i cili përfaqëson të gjitha flukset në bazën e partisë.

“Ka vetëm një pal dhe kjo është Partia Demokratike. Mbledhjet janë një, grupi parlamentar është një. Kryetari i Grupit është Enkelejd Lutfi Alibeaj. Shihni thirrjen që ne kemi bërë që në prill për të mos lejuar krijimin e strukturave paralele. Të paktën për këtë gjë nuk mund të qortohemi. Për faktin që ne kemi dashur dhe kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Pavarësisht çoroditjeve që ne kemi, nëse ka një interes të të gjithë demokratëve dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve, është që një orë e më parë t’i dalim të bashkuar regjimit të Edi Ramës. Për këtë duhet të bashkojmë çdo fluks në bazë pasi ata do t’i vënë shpatullat kësaj pune. Të gjejmë një kandiat të vetëm që të përfaësojë të gjitha flukset. Të gjithë bashkë me moral.

Zjarr Tv Ad