Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
BERAT– 6 persona janë arrestuar gjatë muajit gusht për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt, ndërsa janë proceduar administrativisht 900 shoferë.
Nga të arrestuarit, 2 ishin për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Konkretisht janë vendosur:
• 278 masa për parakalime të gabuara;
• 117 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 33 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
• 472 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Prej tyre janë dërguar në OASH 84 drejtues mjetesh, 7 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.