Të dënuarit shqiptarë në burgun e Korfuzit në grevë urie, dy prej tyre në gjendje kritike: Na mohohen të drejtat, po diskriminohemi

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të dënuarit në burgun e Korfuzit në Greqi prej një jave ndodhen në grevë urie.

Mes 100 të burgosurve, 60% prej tyre janë shqiptarë, të cilët në një intervistë për News 24 nga qelia Korfuzit ankohen për kushtet e këqija që përballen, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten.

Ata shprehen se do të vijojnë grevën deri sa zëri i tyre të dëgjohet dhe pretendojnë që avokatin e tyre e kanë arrestuar dhe futur në psikiatri. Sipas tyre po diskriminohen sepse janë shqiptare.

Të burgosurit shqiptare i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke që kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.

“Po të marr nga burgu i Korfuzit, jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para. Lejen e plotësojmë dhe nuk na e japin. Vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzore fare. Grekëve lejen ua japin direkt. Ministri i Drejtësisë të bëjë lëvizje. Nuk i çojnë letrat tona.”, deklarojnë ata.

Zjarr Tv Ad