Të dhëna shokuese! Rreth 400 të vdekur nga i nxehti në Holandë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I nxehti ekstrem në korrik mendohet se ka ndikuar në vdekjen e parakohshme të rreth 400 personave në Holandë.

Temperaturat arritën kulmin më 25 korrik dhe rezultuan vdekjeprurëse veçanërisht për moshat e treta. Edhe në Belgjikë mbi 100 veta kanë humbur jetën nga temperaturat e larta.

Vala e të nxehtit që përshkoi Europën në korrik ka rezultuar veçanërisht fatale për Holandën, ku si pasojë raportohet të kenë vdekur rreth 400 persona.

Raportohet se vetëm në javën e tretë të korrikut në vend u regjistruan 2,964 vdekje në total.

Numri është 15 për qind më i lartë sesa në një javë normale vere.

Kjo sipas agjencisë holandeze të statistikave, interpretohet pikërisht me temperaturat ekstreme, duke marrë për bazë edhe të dhënat e ngjashme në vitin 2006, kur vendi sërish përjetoi disa valë vape mbytëse.

Ndërkohë më 25 korrik të këtij viti, në Holandë u shënua temperatura rekord prej afro 41 gradë Celsius.

Në situatë të përafërt u gjendën Gjermania dhe Belgjika, ndërsa Franca arriti ekstremin kombëtar prej 42.6 gradë Celsius.

Ngrohtësia e madhe ka qenë veçanërisht vdekjeprurëse për moshat e treta, dhe rreth 300 holandezë që ndërruan jetë ishin të moshave mbi 80 vjeç.

Edhe në vendin fqinj, në Belgjikë, Instituti i Shëndetit raportoi të enjten se rreth 102 persona gjetën vdekjen e parakohshme për shkak të motit.

Specialistët e klimës paralajmërojnë se valët e të nxehtit do të bëhen më të shpeshta me ngrohjen më tej të planetit si pasojë e gazrave serrë që lëshohen nga njeriu.

Zjarr Tv Ad