Të dilnin aq njerëz për të sa mbrëmë, Rama do t’i kishte shpallur luftë Ballkanit dhe Trump-it!

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë i qeverisë së Ramës, e ka vlerësuar protestën e mbrëmeshme të opozitës si më të madhen të mbajtur prej saj. Me ironi, Manjani shprehet se nëse aq njerëz sa mbrëmë do të kishin dalë për Ramën, “ ai do t’i kishte shpallur luftë Ballkanit dhe do kishte rrethuar ambasadën amerikane me ultimatumin “Shkarkoni Trump”.

“Protesta e 10-të edhe me e madhe se të tjerët, – shkruan Manjani në Fb. – Udhëheqësi gjen ngushëllim te thëniet luftarake kineze. Fiks si zysha e ushtarakes ose instruktori i zborit, të cilët jetonin me një luftë virtuale dhe tregonin histori me fitore e humbje, por pa asnjë betejë reale.

E imagjinoj se si nuk do përmbahej nëse aq njerëz sa ç’ishin mbrëmë në shesh, të dilnin për të. Do t’i kishte shpallur luftë Balkanit dhe do kishte rrethuar ambasadën amerikane me ultimatumin “Shkarkoni Trump”.

Shih kur të fillojë anti mitingjet e tij tani. S’do t’i bëjë me karrike, por me shezllongje, që të ketë efekt viziv madhështie!

Ndërkohë, ky është Kryemimistër. Asnjë fjalë të vetme nuk flet më për qeverinë dhe për punën ku merr rrogën.”

 

Zjarr Tv Ad