Të enjten takohem me anëtarësinë e PD në Tiranë/ Berisha: Do të vazhdoj në të gjithë Shqipërinë…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar se ditën e enjte do të zhvillojë takimin e parë me anëtarësinë e PD në Tiranë, ndërsa më pas do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë.

Ai tha se lëvizja e ij është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së, dhe jo për ta përçarë partinë.

“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë të enjten dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër.

PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad