Çështja e votimit të zgjatjes për organet e vettingut u shoqërua me debate të ashpra mbrëmjen e djeshme, teksa analistët në panelin e “Open” u përplasën me njëri-tjetrin.
Në një moment debati mes analistit Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri degradoi deri në fyerje dhe ofendime mes tyre.
Pjesë nga debati:
Bushati: Shko merr ndonjë lek te PD
Mërtiri: Unë e di nivelin tënd o Bushat
Bushati: Po ti rri te parkingu i PD-së, ik merr ndonjë lek aty o ditëzi!
Mërtiri: Ti je zar i Berishës, e hiqesh sikur je kundërshtar i tij
Bushati: Ti i thua më jepni ca lekë për shampo, o ditëzi
Mërtiri: Këto para që thua ti, kjo është e turpshme, ti nuk ke fakte
Bushati: Të fal vilën time me gjithë një shishe shampo brenda.
Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut deri në vitin 2024.