Prej disa ditësh Shqipëria është bërë lajm në mediat dhe vendet e rajonit, për shkak të sasive të mëdha të mbeturinave që dërgoi në brigjet malazeze e kroate stuhia e fundjavës se kaluar. Zyrtarët lokalë në Dubrovnik deklaruan se “do ti kërkojnë shqiptarëve miqësorë që të mos i hedhin mbeturinat më në det”. Ndërsa eurodeputetë kroatë thanë se do të informonin edhe Komisionin Europian.
Nuk është më thjeshtë çështje turpi. Puna është se po shndërrohemi në problem për turizmin e fqinjëve tanë. Jemi të zhveshur nga çdo lloj mundësie mbrojtjeje. Po bëhemi problem me papastërtinë tonë.
Fakti është se ne nuk i gurmbullojmë mbeturinat në pjesën më të madhe të territorit, pale ti riciklojmë. I hedhin nëpër përrenj e lumenj, e nga aty përfundojnë në det.
Ja kjo është ajo për të cilën do të isha i lumtur ti shikoja politikanët tanë të përlesheshin edhe me grushta në parlament. Ndërsa ata përleshen duke u zënë se kush ka vjedhur me pak e kush më shumë.
Duhet të gjejmë me urgjencë zgjidhjen e këtij problemi. Nuk është vetëm çështje edukate qytetare. Eshte edhe çështje investimesh, infrastrukture për ti mbledhur e trajtuar mbetjet.
Duhet të shtrëngojmë “rripin” dhe këtë turp duhet ta heqim nga vetmja. Kemi pranuar të na drejtojnë gishtin si vendi më i korruptuar, më i inkriminuar, e tani do të na tregojnë edhe si vendin më të pistë të Europës.
“Të gjejmë një zgjidhje e të shpëtojmë nga ky turp kombëtar” – Nga Mentor Kikia
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...