Në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë avokati Kujtim Cakrani për të folur në lidhje me protestën e opozitës më 6 dhjetor dhe incidentin me kreun e PD Sali Berisha.
Përkëtë të fundit ai tha se është naive të mëndohet se Gert Shehu sulmoi Berishën me kokën e vet.
Cakrani hodhi edhe akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, duke e krahasuar me një organizatë kriminale.
Cakrani: Opozita shqiptare dhe populli, opozitar duke marrë parasysh se Rama i ka dizenjuar një Shqipëri krejt ndryshe nga ajo që është në realitet dhe normalisht se pse mashtrohet në organizmat ndërkombëtare, ishte e detyruar opozita të merrtë këtë iniciative tu vinte në dukje atyre se Shqipëria nuk është kjo por ka problematika.
Shqipëria është një vend pa gjykata, është një vend ku dhunohen mediat, nuk i ngjan një vendi që aspiron BE.
Fakti që ky individ i arrestuar e kreu aktin në ditën më të rëndësishme të opozitës, ku do shpaloste në bulevard të gjithë problematikën, Rama kishte plot ditë që kishte krijuar nje frymë anti-opozitë, duke e evidentuar atë me të gjitha mënyrat.
Policia e Shtetit është kthyer në një organizatë kriminale, disa oficerë e kanë kthyer kështu. Është naivitet të bësojmë që ai qytetar e ka bërë me kokën e vet, me iniciativën e vet. Të lë të kuptosh si ai ka qenë i instruktuar. Ka qenë e përgatitur. Të gjitha rrugët të çojnë te kryeministri Edi Rama.