Të gjithë kundër Ramës, mosdekretimi i Gent Cakajt i drejtë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Ylli Manjani ironizon kryeministrin duke thënë: Meqë qenka kaq i lexuar ky Gent Caka, pse nuk e bën drejtor të Bibliotekës Kombëtare.

Ndërsa gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Tempora”  shprehet se nuk duhet të cilësohet turp mosdekretimi i Gent Cakajt.

“Turp” për mos dekretimin e Gent Cakajt? Për çfarë?”, shkruan Meço në një status në FB.

“Kush po do ta fryjë këtë lloj zjarri të rrezikshëm mes një kombi në dy shtete, duke na detyruar t’i kërkojmë falje Kosovës për “turpin” e madh? Në një kohë kur Serbia kryeneçe pret shkëmbim territori, arrin të lobojë deri në Bruksel e Uashington, pa e njohur Kosovën, pa kërkuar ndjesë për krimet e luftës, çel kapituj negociatash ndërsa zyrtarët tanë të lartë s’dimë kur kanë shkelur për herë të fundit në Bruksel e në Kosovë shqiptarët janë izoluar prej mos liberalizimit të vizave”, vijon më tej Meço.

Ndërsa sociologu Ergys Mërtiri shkruans e Rama duhet ti kerkoje falje te gjithe shqiptareve ne Shqiperi e Kosove, per menyren sesi qeveris dhe per konsideraten qe ka per ligjet e shtetit.

Ndërsa nënkryetari i PD, Edi Paloka e quan kryeministrin Edi Rama palaço, vetëm se i kerkon falje Kosoves pse nuk ju pranua si minister.

Vetëvendosje ka thënë se Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut e Hashim Thaçit. Përmes kësaj komunikatë Vetëvendosje thotë se Gent Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Lëvizjen Vetëvendosje para vitit 2011, por, ishte larguar pa ndonjë sqarim duke lidhur kështu ikjen e tij me ikjen e 12 deputetëve tashmë të PSD-së.

 

Zjarr Tv Ad