‘Të gjithë merren me politikë’, Manjani: ‘Loja’ e politikanëve në kurriz të spektatorëve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në ‘Facebook’ nuk ka kursyer ironitë në drejtim të politikës shqiptare.

Në mesazhin e tij Manjani thekson se shqiptarët merren të gjithë me politikë, madje edhe ata që nuk janë pjesë e partive, ndërsa shton se; “”loja” e politikanëve është në emër dhe në kurriz të spektatorëve dhe militantëve së bashku”.

MESAZHI I MANJANIT
Shqiptarët merren të gjithë me politikë. Edhe ata pa parti, me politikë merren.
Por nuk kanë asnjë mjet politik në dorë për të marrë vendime.
Kjo gjendje i ndan ata spektatorë dhe në militantë. Këta të fundit janë dekori për të mbushur skenën, ku luajnë politikanët që ta shohin spektatorët.😔😔😔
Ndërkohë kjo “loja” e politikanëve është në emër dhe në kurriz të spektatorëve dhe militantëve së bashku.
Spektatorët, të velur me aktrimin e të njëjtëve aktorë, presin të zbarkojnë në skenë “aleatët”. Kanë që në vitin 1944 që presin….

Por, hiç!
Vetëm ekspertë të lodhur e dështakë, që shpikin e sajojnë reforma, që në vendet e tyre nga vijnë, nuk do guxonin as ti mendonin.
Ndërkohë spektatori duartroket. Duartrokitjet shtohen shumë kur aktorët zgërdhihen në ndonjë foto me ndonjë udhëheqës të huaj.
Foto është paguar me lekët e spektatorëve, por punë e madhe! Për duartokitje paguhet gjithandej…
Një pjesë ikin fare nga shfaqja. Ikin në emigracion. Por disa prej tyre që ikin, këtu e kanë mendjen tek shfaqja. Çfarë tha aktori kryeaktorit…. Po aleatët?!
Pa shpresë duket, me thënë të drejtën …😔

Zjarr Tv Ad