Të gjithë nën urdhërat e Rejas, kombëtarja kuqezi nis grumbullimin

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur sot grumbullimin në prag të dy sfidave për eliminatoret e Euro 2020 kundër Francës me 7 shtator dhe tre ditë më pas kundër Islandës në “Elbasan Arena”. Për shkak të impenjimeve në fundjavë me skuadrat e klubeve dhe oraret e fluturimeve, futbollistët e thirrur nnga Edi Reja janë bashkuar në orare të ndryshme.

Për këto përballje, tekniku italian ka grumbulluar 25 lojtarë, ndërsa ka edhe një listë pritje me shtatë futbollistë të tjerë. Kombëtarja shqipare do të vijojë përgatitjet në bregdetin e Durrësit deri në datën 4 shtator, ndërsa një ditë më pas do të niset drejt Parisit për sfidën kundër kampionëve të botës.

Zjarr Tv Ad