Të hënën ja zonat pa energji elektrike

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e hënë (20 maj) merrni masa pasi në disa zona të kryeqytetit do të ketë stakim të energjisë elektrike për 6 orë.

OSHEE njofton se për shkak të remontit që po kryhet në kabina, në datën 20 maj do të punohet në 7 kabina gjatë intervalit kohor 09:00-15:00.

Pa energji do të mbeten Yzberishti pjesërisht, pallatet e Minierës, rruga “3 Dëshmorët”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Sitki Çiço”, rruga “Ali Demi”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”,  rruga “Gjon Buzuku”.

 

Zjarr Tv Ad