Të hënën KLP hap garën për prokurorët e SPAK

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhje do te zhvillohet te hënën ne ambientet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa zhvillimi i saj pritet të jetë i hapur për mediat.

Mësohet se një nga pikat kryesore të rendit të ditës është hapja e garës për kandidatët për prokuror në prokurorinë e posaçme, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në ligj janë parashikuar edhe kriteret që duhet të ketë një prokuror i SPAK-ut, i cili nuk caktohet në detyrë pa përmbushur parakushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përpara emërimit, administron, shqyrton dhe vlerëson edhe dokumentacionin e secilit kandidat të ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së së Kandidatëve.

Kandidati, i cili merr një vlerësim negativ nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së Kandidatëve nuk mund të emërohet si prokuror në Prokurorinë e Posaçme. Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i formës së prerë. Prokurorët emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë një mandat nëntë vjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

 

Zjarr Tv Ad