Të hënën mblidhet Kryesia e PS-së, ‘vulosen’ listat e kandidatëve për deputetë, 30% s’do të konfirmohen

0
260
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet ditën e hënë në selinë rozë.

Mësohet se në këtë takim do të merret vendimi për të përmbyllur listën e kandidatëve socialistë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjithashtu mësohet se 12 drejtuesit e qarqeve politikë do të jenë të pranishëm në sallë së bashku me kryeminstrin Edi Rama, ndërsa anëtarët e Kryersisë do ta ndjekin përmes platrformës “Zoom”, duke qenë konform rregullave të Covid-19.

Ndërkohë, pritet të konfirmohet në listë 70% e grupit socialist aktual dhe 30% do jetë hapësira për prurjet e reja që Rama i ka propozuar dhe ftuar së fundmi pranë PS-së.

Zjarr Tv Ad