Të hënën nis sesioni i ri parlamentar, si do vijojë aksioni i opozitës pa Berishën?

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca e parë plenare e sesionit të VI të Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë, do të zhvillohet ditën e hënë në datë 15 janar në orën 17:00.

Po ashtu bëhet e ditur se procedurat e transmetimit të seancës plenare live do të jenë të njëjta si në seancat plenare të mëparshme.

Kujtojmë se me vendosjen në “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit Sali Berisha pritet të ketë edhe ndryshim në rrjedhën e aksionit opozitar, pasi ai do i mungojë Parlamentit.

Në daljet e tyre në media përfaqësues të opozitës janë shprehur se do të vijojnë skenarin e mosbindjes civile.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë,

ju njoftojmë se seanca e parë plenare e sesionit të VI të Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 15 janar, ora 17:00. (Urdhër nr.2, datë 12.01.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit.

Faleminderit!

Zjarr Tv Ad