“Të hetohet Berisha”, ish-kryeministri SFIDON Ramën: Raportet që ke për mua, çoji në SPAK

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha sfidon kreun e qeverisë Edi Rama, duke i thënë të çojë në SPAK të gjitha raportet që ka për të.

Berisha tha se Rama ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe u shpreh i hapur për t’u përballur me drejtësinë.

Deklaratave të Ramës drejtuar SPAK për të hetuar aferat e Sali Berishës, ish-kryeministri iu përgjigj duke thënë se kreu i qeverisë “është në panik për shkak të opozitës së vërtetë”.

“Rama tani i thotë drejtësisë hetoni shpifjet e mija, shpifjet e tij. Hetoni se çfarë gënjeshtrash kam bërë unë në DASH. Laku po i ngushtohet çdo ditë e më shumë. Sepse raportet e tij kanë qenë fund e krye mashtrime. Unë i them Edi Ramës publikoi, çoi në SPAK, ku të duash. E gjitha kjo fushatë ka vetëm një qëllim, të mbulojë vjedhjet monstruoze që dalin çdo ditë dhe të ushtrojë presion ndaj opozitës së vërtetë shqiptare, me të cilën e ka betejë të fundit”, deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad