“Të hiqet gjoba 10 fish për bizneset”/ Meta: Politikat e qeverisë po zbrazin vendin, shkojnë në interes të klientëve të saj dhe oligarkëve

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Meta: Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për angazhimin e të rinjve. Jam i sigurt se përfaqësimi i Partisë së Lirisë do ndiqet nga përzgjedhja e shumë prej jush në Këshillin Bashkiajk të Tiranës dhe në të gjitha bashkitë e tjera.

Vendi po zbrazet nga dita në ditë për shkak të politikave të qeverisë, tërësisht të gabuara që shkojnë drejt një kliebntele të qeverisë kundër shumicës së popullit shqiptar. Ndaj mbështesim gjithë ato propozime.

Treguesit e konsumit janë në rënie. Çmimet e konsumit janë në rritje. Çmimet e ushqimit bazë është në rritje. Borxhi publik është në rritje. Borxhi llogaritet në 11.9 miliardë euro. Normat e interesit bazë janë në 2.75% duke shtuar kostot e huamarrjes. Në këtë situatë, të gjitha përpjekjet e qeverisë për të mbajtur në kontroll borxhin duke kufizuar shpenzimet sociale, janë në dëm të qytetarëve shqiptarë. Shkojnë vetëm në interes të klientëve të qeverisë, oligarkëve. Ne edhe njëherë tjetër kërkojmë heqjen e gjobave 10 fish.

Zjarr Tv Ad