“Të hiqet kjo zullumnajë”- Komisioni i Reformës Zgjedhore, Dashamir Shehi rendit 4 pikat: Ia vlen të harxhohen ca para!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ishte prezent në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku u shpreh pro hapjes së listave deri në fund.

Në fjalën e tij, Shehi propozoi një sistem proporcional për reformën zgjedhore, ndërsa tha se është pro votimit dhe numërimit elektronik.

“Unë jam për katër pikat, i kam dorëzuar me kërkesën me shpresën se do të ndërtohet me referendum, nuk kam entuziazëm se do të hyjë kaq thellë, por këta katër pika janë ato çfarë përfaqësojmë ne, ne jemi një përfaqësues, jo të gjithë, mendimi im bazë është ky, që qytetarëve shqiptarë duhet që të jenë një të drejtë proporcionale, jemi për proporcional kombëtar, ligji të punojë kudo edhe për qarqe të vogla, listat të hapen deri në fund, edhe mund të ndodhin probleme, por me komisionerë na kanë ndodh probleme, do të fusin duart dhe zgjedhjet i kontrollojnë ata, të bëhet me elektronikë.

Duhet me pas kurajë që kjo punë të bëhet, kanë shkuar para publike sa të duash, ia vlen të harxhohen ca, 2-3% të votave të numërohen edhe me mënyrë fizike, të bëhet elektronikë që të hiqet kjo zullumnaja e komisionarëve, është një histori e vjetër e Shqipërisë, ne flasim për modernizim, kur vjen puna tek vota është e dyshimtë. Jam për të votu emigrantët, mund të votohet me postë elektronike, ka miliona në botë që e bëjnë, ne s’paskemi”, tha Shehi.

Zjarr Tv Ad