Të infektuar me salmonelë, AKU bllokon 50.2 tonë mish që vinte nga Brazili

0
232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në sajë të kontrolleve në terren ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili.

Bëhet fjalë për një sasi prej 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”. Ndërkohë, AKU bën me dije se po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

Kujtojmë se gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. “Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta”, thuhet në njoftimin e AKU.

Zjarr Tv Ad