“Të infiltruar nga qeveria duan të bëjnë pis protestën”, juristja Kalaja: Të arrestuarit janë dhunuar, të shkarkohet ministri Çuçi dhe drejtori i policisë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristja Adriana Kalaja, njëherësh një aktiviste e njohur për lëvizjet qytetare, deklaroi se ndaj protestuesve të arrestuar është përdorur dhunë.

Ajo kërkoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm Çuçi dhe drejtorit të policisë, Geldis Nano.

“Ndaj gjithë të ndaluarve është ushtruar dhunë gjatë ndalimit. Vazhdon ushtrohet dhunë psikologjike në komisariate. Nga një testim që kam bërë dje duke shkuar për të takuar disa prej tyre, jetojnë në kushte të vështira në kundërshtim me kodin e procedurës penale nëpër qeli. Një grup njerëzisht po mundohet të bëjnë pis protestën. Kam ardhur si qytetare, për familjen time, për fëmijët e mi, siç kanë ardhur të gjithë. Në protestën që u zhvillua para Kryeministrisë, një grup njerëz tentonin me forcë që të bllokonin njerëzit për të marrë fjalën. Janë të njëjtët njerëz. Ne nuk duhet të intimidohemi. Kërkojmë shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë. Dhunë është ushtruar nga policët, civilë të armatosur. Është detyra e policisë së shtetit, e bashkisë për të marrë masat për lëvizjen e mjeteve dhe mbarëvajtjen e protestës. Nesër jepet masa. Ka rreth 80 persona, në rrethe të ndryshme.”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad