Të izoluar dhe pa drita, banorët e Thethit apel për ndihmë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zona e Thethit vazhdon të mbetet e bllokuar që prej dy javësh nga dëbora, ndërsa autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.

Trashësia ka vajtur deri në 80 cm, por përveç rrugës, mungon dhe energjia elektrike.

Banorët i bëjnë apel shtetit për ndihmë. “I bëjmë thirrje shtetit që të ndërhyjë për të hapur rrugën”. Bllokimi i rrugës gjithashtu ka lënë pa punë dhe rreth 300 bujtina turistike.

Akset e tjera në Bogë dhe Razëm janë të kalueshme dhe pa probleme por drejtuesit e mjeteve këshillohen që të lëvizin me zinxhirë.  Në disa zona të tjera rënia e dëborës nuk ka shkaktuar probleme.

Zjarr Tv Ad