Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian edhe një herë sot ta pranojë urgjentisht Ukrainën në bllok.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur” tha Zelensky ndër të tjera.
Zelensky tha se dje ka folur me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë,” tha Zelensky.