“Të jesh apo të mos jesh SPURDHJAK!”, Elezi tregon kur “duhet ta marrë në dorë” PD-në Komisioni i Rithemelimit

0
309
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se Komisioni i Rithemelimit i formuar në Kuvendin e Sali Berishës ka për detyrë të marrë në dorë PD-në.

Sipas tij, Kuvendi ishte legjitim, dhe është organi më i lartë që ka të drejtë të shkrijë Partinë Demokratike, por Elezi shton se pas votimit të referendumit dhe dorëzimit në gjykatë, Komisioni i Rithemelimit duhet të marrë në dorë partinë në datën 20 të këtij muaji. “Çdo zgjidhje tjeter do konsiderohej tradheti para kuvedit kombetar dhe duhet ta dime qe ka nje parim “tradhetia nuk falet”, shprehet Elezi.

Shkrimi i plotë:

Të jesh apo të mos jesh SPURDHJAK! Kuvendi i datës 11 dhjetor, së pari here plotesoi dukeshëm dy parime themelore i lire dhe transparent. Entuziazmi i delegateve dhe demokratëve prezent, atmosfera festive që ndoshta nuk ishte parë në asnjë kuvend të meparshëm buronin nga vullneti i lirë.

Një kuvend i vetëmbledhur patjetër që nuk mund të kufizohet nga procedurat absurde si: për të shkarkuar kryetarin, kryesinë, apo këshillin kombëtar, a duhet të marrë leje te kreytari, kryesia apo keshilli kombëtar. Kuvendi është organi më i lartë vendimarrës, që ka të drejtën e shkrirjes se partisë me çfarë ka brenda e jo më të organeve që burojnë nga ai.

Edhe nga ana statutuore, gjithe kufizimet proceduriale te parashikuara ne statut, nuk parashikojne dhe pengojne rastin ekstrem kur ai vetemblodhet me kerkesen e 1/4 te delegateve. Ky organ fuqiplote mori vendimin e shkarkimit te Kryetari, Kryesise dhe Keshillit Kombetar.

Vendosi qe ket vendim ta hedh dhe ne referendum. Per mua kjo ishte e panevojshme, por gjithesesi tashme eshte vendosur. Ne daten 18 dhjetor me siguri pjesëmarrja do jete e larte dhe referendumi do e miratoje me shumice derrmuese votash te antaresise. Vendimet e kuvendit dhe referendumit patjeter qe duhen depozituar ne gjykate si nje detyrim ligjor. Pyetja eshte çdo behet diten e hene ne date 20 dhjetor?!

G29 i zgjedhur per te marr drejtimin e PD duhet te kuptoj qe ka marr nje pergjegjesi te madhe mbi supe. Zgjedhje ne G29 nuk eshte trampoline per pushtetin e ardhshem. Keshtu qe ne date 20 dhjetor, pas depozitimit ne gjykate te akteve ata jane te detyruar te marrin ne dore drejtimin e PD. Eshte nje detyrim ata kane para kuvendit kombetar. Çdo zgjidhje tjeter do konsiderohej tradheti para kuvedit kombetar dhe duhet ta dime qe ka nje parim “tradhetia nuk falet”. Pra per G29 çeshtja eshte: Te jesh apo mos jesh SPURDHJAK.

Zjarr Tv Ad