“Të kam në zemër o Sali Berisha”, demokrati surprizon ish-kryeministrin në Kukës

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Kukës.

Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij është më e afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç sesa  me Kosovën.

Berisha u surprizua nga një demokrat, simpatizant i tij, i cili i iu drejtua ish-kryeministrit duke i thënë: “Të kam në zemër o Sali Berisha”.

“I nderuar doktor, kam shumë kënaqësi që jam këtu para jush. Ka ditur që të shërojë nënat shqiptare që akoma nuk u janë tharë lotët e komunizmit. Ne jemi pa deputet, deputetin tonë do ta hedhim non-grata që ditën e sotme. Ai është shërbërtor i Edi Ramës. Unë jam familje e persekutuar. Më thërrasin Muharrem Berisha. Të kam në zemër, prandaj na pri para deri në vdekje”, u shpreh qytetari.

Zjarr Tv Ad