“Të largohet ambasadori rus”, Balla i përgjigjet kërkesës së Berishës: Propozim i pavlerë nga një politikan që i ka mbaruar koha, për mua ai nuk ekziston

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Sali Berishës, pasi ky i fundit kërkoi që të largohet ambasadori rus nga Shqipëria dhe të tërhiqet ambasadori shqiptar në Moskë.

Balla e cilësoi kërkesën e Berishës të pavlerë, teksa tha se ish-kryeministri është një politikan që i ka mbaruar koha. Përsa i përket kërkesës së Zelenskyt për të mos lejuar turistët rusë në Shqipëri, Balla u shpreh se kjo masë do të merret në rast se e kërkon edhe Bashkimi Europian.

“Unë mendoj që Kuvendi kishte një seancë të posaçme me tepër rëndësi dhe për të gjithë ishte e saktë pozicioni i Shqipërisë i shprehur nga kryeministri Rama, dhe po aq i qartë ishte vlerësimi i Presidentit Zelensky, qoftë për prezencën në OKB, por edhe në NATO. Kashtë dhe tjegulla mund të vendosë gjithkush, por nuk është momenti që politikanë të caktuar që e kanë mbyllur kapitullin e tyre, të vijnë me propozime që nuk kanë vlerë. Kujtojmë se agresioni i pajustifikueshëm rus e ka bërë botën më të bashkuar. Shqipëria do të ndërmarrë të gjithë hapat siç e tha edhe Rama. Të merremi me gjërat serioze dhe jo me tullumbacet populiste të ndonjë politikani që i ka mbaruar koha. Zoti Berisha nuk ekziston për mua dhe nuk i përgjigjem asnjë pyetje që ka fjalën “Berisha” brenda”, tha Berisha.

A do ndalohen turistët rusë?

Berisha: Ne e konsiderojmë Rusinë një agresor kundër një shteti të pavarur e demokratik. Nëse edhe ky sanksion do të konsiderohet natyrshëm që edhe Shqipëria do të jetë në valën e parë të hapave që dëmtojnë Rusinë. Ne as komentojmë dhe as i japim vlerë tullumbaceve që lëshon Sali Berisha. Saliu edhe për shkak të moshës që ka, mbush tullumbace dhe i lëshon.

Zjarr Tv Ad