“Të luftojmë këta pushtetarë, hajdutë edhe zagarë”, Braçe flet nga Elbasani për drejtësinë, ish-partizani i merr vëmendjen

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 23 partizanë të Brigadës së XV Sulmuese të cilët dhanë jetën për çlirimin e Elbasanit. Braçe ka folur me këtë rast për thirrjen e presidentit të Republikës për dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që u votuan sot nga Kuvendi.

“Në qoftë se doni të dini nga unë boll është vonuar krijimi i Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj që duhet të vijohet sa më shpejt të jetë e mundur jo vetëm me krijimin e Gjykatës Kushtetuese por edhe të Gjykatës së Lartë edhe të asaj që po pritet nga të gjithë dhe për të cilën të gjithë janë mbështetës, krijimin e prokurorisë speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e natyrisht dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha ai.

Braçe tha se mazhoranca ka përgjegjësit e veta në çdo rast, ndërsa vuri theksin në reformimin e sistemit në drejtësi.

“Nëse do më pyesnit nëse kjo është Shqipëria që ata burra menduan, jo kjo nuk është Shqipëria që ata burra menduan. A mund të ishte më mirë Shqipëria, po patjetër duhet të ishte akoma dhe më mirë. Natyrisht një Shqipëri akoma më e mirë duhet të ketë në thelb një element shumë të rëndësishëm që është drejtësia. Një Shqipëri pa drejtësi, pa më të voglin diskutim nuk është Shqipëria që ata burra mendonin kur luftuan dhe çliruan këtë vend.
Patjetër pa më të voglin diskutim maxhoranca ka përgjegjësitë e veta në çdo rast. Po duhet t‘i njihni kësaj maxhorance meritën e madhe të pastrimit të një sistemi kriminal drejtësie, i cili përtej çdo caku gjënë më të rëndësishme që ka bërë ka rrjepur njerëzit deri në lëkurën e fundit, duke mos i dhënë drejtësi dhe duke instaluar në këtë vend një sistem të qartë padrejtësie, politik, të korruptuar dhe jo funksional”, deklaroi Braçe.

Por ndërsa zëvendës kryeministri komunikonte me gazetarët, një ish-partizan që ka mbetur i plagosur në LANÇ kërkoi vëmendjen e mediave. Ai bëri thirrje për të luftuar pushtetarët duke deklaruar se Shqipëria është tradhtuar.
“…partizani i vogël Velo, është tradhtuar Shqipëria, kongresi i parë i PK.
Atje është tradhtia më e madhe, populli heroik revolucionar…do të bashkohemi, do të luftojmë këta pushtetarë, hajdutë edhe zagarë. Ju bëj thirrje të bashkohemi për revolucion…Më takon mua të flas”, dëgjohet teksa flet partizani veteran.

Zjarr Tv Ad