Para pak ditësh një 26-vjeçar shqiptar vrau babin e tij, pasi ai abuzonte seksualisht me të, motrat dhe vëllezërit e tij.
26-vjeçari ka dalë para trupit gjykues, por para godinës së drejtësisë e kanë pritur me duartrokitje një grup qytetarësh grekë, të cilët e kanë përgëzuar për aktin e tij.
Referuar atyre që ka zbardhur”ionian channel”, shqiptari u prit me brohoritma dhe duartrokitje para gjykatës së Zakinthos teksa shoqërohej nga policia dhe duart i kishte në pranga.
Qytetarët grekë kanë thirrur drejt shqiptarit:
Të lumtë, bravo! Ne jemi krah teje, jemi me ty!”
Në dëshminë e tij, 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka rrëfyer se babai i tij 70-vjeç, abuzonte seksualisht me të, dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël.
Avokati i shqiptarit, Z. Panagiotis Kefallinos ka deklaruar:
Kjo është një çështje jashtëzakonisht serioze me shumë pasoja dhe janë shumë të rënda.
Ne falënderojmë qytetarët, pasi kjo ka të bëjë me karakterin e fëmijës dhe etika e tij është një justifikim. Përtej kësaj, sa i përket veprës së tij, si do të gjykohet ky akt mbi drejtësinë, ato i përkasin një organi tjetër. Klienti im e ka pranuar fajin tashmë. Unë nuk jam një pozitë për të dhënë udhëzime. Do veproj brenda kornizës së ligjshmërisë për të mirën e klientit tim.”
Ndërsa motra e 26-vjeçarit, e cila gjendej jashtë gjykatës tha:
Nuk mund të themi asgjë! Ne e dimë çfarë është një fëmijë dhe rëndësinë e tij. I falënderoj të gjithë ata që na mbështesin.
Ndihem shumë krenare që ai është vëllai im!”
26-vjeçari përshkruhet si një qytetar shembullor, ai ka luajtur futboll në ekipin Elatiakou, këtë vit në kategorinë e dytë dhe se motivi kryesor që ai u tërhoq ishte abuzimi që kishte pësuar nga babai i tij.
Kur ai u largua nga gjykata, shqiptari ngriti duart lart dhe e falënderoi botën për mbështetjen dhe duartrokitjet ndaj tij.