Të mbeshtesim shtypin e së vertetës

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri

A eshte rrezuar sot Rama?

Rama sot eshte nje kufome e pa kallur. Ai me qeverisjen e Tij ne keto vite kapi rekordet me te zeza ne ekonomi, bujqesi, financa, papunesi, siguri kombetare, diplomaci, emigracion e kudo ku stampohet ne koke shkresa:
Republika e Shqiperise.

Ai me skandalin e fundit FBI ka humbur sot perfundimisht edhe median nderkombetare. Pyetja e nderkombetareve sot eshte: Sa e thelle eshte kjo vrime lepuri?

Rama, skandal pas skandali, eshte i zhytur ne llumin e korrupsiont bashke me lepujt e Tij.

Sot per ti dhene doren e fundit largimit te Tij, nevojite t’i mbështesim gazetarët e guximshëm ne media që thonë të vërtetën.

Tanxhentet, kompromentimet, klientelizmi, banditizmi, lorencizimi dhe batonizimi i shtypit jane gangrenat qe po perjeton shoqeria.

Ne fushëbetejen me Ramen dhe marionetat e Tij në fakt janë vetëm te bleret.

Pjesa tjeter e gazetareve po mbijeton me shpirt nderdhembe .

Përtej fuqisë se fjales ne bisedat e lira e konfidente, në terrenin mediatik eshtë emergjente demaskimi, dhe publikimi i bemave te Tij, terren ky, ku Rilindja e ka mbuluar permes mbylljes se informimit. Shikoni si e kane centralizuar zedhenjen. Del vetem Ai ne media, duke izoluar çdo zyre e mardheniesh publike ne institucionet e vendit. Nepunesit e administrates bejne vetem like.

Rama nuk pranon ngritjen e Komisionit Hetimor ne Kuvend per Skandalin me Shefin e Kunderzbulimit te FBI, po i bllokon institucionet si opozita proruse e serbe ne Mal te Zi.

Sot eshte koha, qe kjo epersi qe po fitohet me shperthimin e skandaleve duhet sfiduar kudo me te verteten qe vjen.

Pra lufta per te fituar hapesira, publik e qendrestar realizohet duke transmetuar informacionin e nendheshem, tenderat sekret, koncesionet, PPP, dhe te gjithe grabitjet e regjimit mafioz. Te tjera dashnore qeveritaresh do te dalin te kapin leke e te divorcojne grate zyrtare.

Sepse hapësira mediatike e Rames është kthyer sot në parodi groteske të modelit të kohes komuniste. Në vitet e fundit te sistemit komunist shumica e njerëzve dinin se po ushqehen me gënjeshtra). Nisma e rinise qe regjimi injektoi ne fund te viteve 90 ishte “Si eshte rinia sot eshte atdheu neser”…

Vitet rrodhen dhe ja ku eshte sot rinia:ne emigracion, ne papunesi, ne klube nate, ne vese, ne droge, ne krim, ne erresira e poshte pallateve, paçka se televizionet dhe nje pjese e Portaleve janë krejtësisht të kapura nga propaganda e Rames dhe Velise.

Edhe pse po perjetojme kete situate te mjere, mijera njerëz ushqehen serisht me dietën e përditshme të idhtareve te Rames se “Opozita eshte e vjeter”, “Udheheqesit jane te konsumuar ne 30 vite”paçka se vete Rama
ka 22 vjet ne drejtim.

Kjo fryme mbeshtetet edhe nga Sondazhet e blera, me “profesionistet e tyre”. Serrisht shifrat dalin te ekuilibruara, “e majta” perseri krenohet se gjallon me shumicen e pa tundshme “. Erion vjelja ne krye…te plehut Sharre!

Po si po ja dalin ende?

Parate e zeza dalin lume ne ditet e zeza.

Blihet vota.

Konsensusi i gjerë i Oligarkeve e ndertuesve ende mbështet Ramen dhe fushatën e tij të mjerë per në zgjedhjet vendore.

Edhe pse Rilindja e ka bere rremuje administraten dhe shtetin po e ekulibron betejën e propagandës me mercenaret e saj mediatik ne banaqe.

Një pakicë e gazetarëve të guximshëm po përpiqen ta bëjnë ndryshimin, duke publikuar lajme të pavarura duke zbuluar skandale, duke u perballur dhe bere të besueshem për audiencën e papune.

Nuk është punë e lehtë kjo. Ata janë të bllokuar, të ndaluar, të ngacmuar dhe të anatemuar nga regjimi. Gjykohen edhe si agjente të Berishes!

Qëllimi ynë sot eshte te ruajme shtypin e lire e te verteten e pavarur.
Ky eshte Mision.

Zjarr Tv Ad