“Të merren masa përndryshe e ka punën keq”, 70 punonjës të Call Center-it janë paralajmëruar për tu pushuar nga puna, protestë në Durrës: Duan të na çojnë në Tiranë, jemi në rrezik…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

70 punonjës të një Call Center në Durrës janë paralajmëruar se do të përjashtohen nga puna në mënyrë të padrejtë ndërsa kanë dalë në protestë gjatë ditës së sotme.

Sindikata kombëtare e operatorëve publik ka dalë në protestë duke kundërshtuar këtë vendim

Ata janë shprehur për mediat se kompania u ka thënë që të transferohen në Tiranë, me të njëjtën pagë por me shpenzimet e tyre.

“Ne sot jemi mbledhur për të protestuar kundër kompanisë për të pushuar nga puna 70 punonjës,. Ata kërkojnë që të punojnë nga shtëpia, janë 70 familjarë dhe duan punë në këtë qytet.

Kompania u ka thënë të transferohen në Tiranë me të njëjtën rrogë, por me shpenzimet e tyre. Të gjithë punonjësit kanë një kontratë të përhershme”- u shpreh një prej tyre.

“Po gjendemi për herë të dytë në të njëjtën situatë, kompania e parë bëri një lojë duke na transferuar këtu, na garantuan se nuk do ketë asnjë problem. Pa mbyllur viti na thonë se ikni nëpër vende të tjera se nuk iu ofrojmë dot një punë. Kontratën e kemi me afat të pacaktuar. Na u premtua gojarisht se do të kishte vazhdimësi 4-5 vjet. Në më pask se një vit jemi në rrezik për të hequr nga puna”– u shpreh një prej punonjësve.

Zjarr Tv Ad