“Të mos harrojmë që ka edhe 26 prill”, Meta paralajmëron: Të bëjë kujdes çdo zyrtar që shkel ligjin!

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Në 25 prill është një ditë e madhe në historinë e vendit ku Presidenti ka vetëm një votë si çdo qytetar. Vota është kundër oligarkisë. Por të mos harrojnë që ka edhe 26 prill për të gjithë këta që firmosin kështu fshehurazi, se kush ka kartelë mjekësore do kërkojë rrethana lehtësuese pastaj…paralajmëroj sot çdo zyrtar, të ketë kujdes në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës. Nuk mund të degradojë më demokracia jonë dhe shteti ynë në këtë situatë”,- tha Meta.

I pyetur nëse do dalë më Presidenti në shesh si në 2 mars, Meta shtoi: “Ilir Meta nuk vuan të dalë nëpër sheshe, mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë, në bulevard se shkoj tek kushëriri im në Maliq në Korçë të pi një gotë raki, pas dy ditësh atij i shkon policia natën për konrtroll. Jo po se ti ke një cun në Amerikë, jo ai ka bërë një video me armë. Unë po shkova në Maliq nuk i shkoj më atij në shtëpi se i shkon policia. Vajtëm edhe në Durrës ne, respektuam kushtet e masave anticovid ikëm ne u mor kryetari i shoqatës i vunë gjobë 50 mln lekë. Do shpëtojmë popullin nga gjobitjet, do dal me qytetarët në rrugë. Për cfarë? Për të kërkuar votën”,- tha ai.

Sa për mënyrën se si PD dhe LSI po hyjnë në zgjedhje, Meta tha se nuk ishte pyetje për Presidentit.

“Të dalin si të dëshirojnë, kjo nuk është çështje e Presidentit për mua ka rëndësi të bëhet thirrje që shqiptarët të dalin masivisht në zgjedhje. Të shikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit. I ftoj të rinovojnë kartat e identitetit”.

Zjarr Tv Ad