“Të ndalim fluturimin e të rinjve jashtë vendit”, Meta përsërit thirrjen për Qeverinë: Të ndërmarrim sa më parë reforma rrënjësore në arsim!

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje sot Qeverisë për të ndërmarrë reforma rrënjësore në arsim për të frenuar shpopullimin e Shqipërisë, si dhe duke transformuar këtë sektor.

Përmes një postimi ën Facebook, Meta shkruan se vetëm me një arsim konkurrues dhe cilësor, u jepet shpresë të rinjve për të qëndruar në vendin e tyre dhe jo për të fluturuar jashtë Shqipërisë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

I bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë për ndërmarrjen sa më parë të reformave rrënjësore për ta shëndetësuar arsimin nga fiktiviteti dhe militantizmi partiak.

Hapjen e sistemit dhe freskimin e tij me prurje cilësore pedagogjike dhe akademike, që do të jenë hartuesit dhe zbatuesit e reformave të vërteta dhe të besueshme, që do ta transformojnë këtë sektor.

Për ta nxjerrë atë nga koma, për ta rigjallëruar dhe futur në binarët konkurrues të tregut europian të dijes dhe të teknologjisë.

Vetëm me një arsim konkurrues dhe cilësor ne do t’u japim të rinjve tanë shpresë dhe siç thoshte Gëte, rrënjë për t’u fiksuar dhe krahë për të fluturuar, por jo jashtë Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad