“Të ndjek shembullin e Tom Doshit”, Taulant Balla i dërgon mesazhin e fortë Sali Berishës

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët nëse partia e tij do të ishte e gatshme të bashkëpunonte me Sali Berishën nëse ky i fundit vinte në krye të PD-së. Një person që është “non grata” nuk mund të cilësohet partner!”, u përgjigj Balla.Ai ka shtuar se shpallja e Berishës “Non grata” është një shërbim që SHBA po i bën Shqipërisë.

“Shpallja non grata nga SHBA është shërbim që i bëhet Shqipërisë. . Në Rumani për shembull. Personat Non Grata i kanë bërë keq popullit. Sa kohë jemi aleatë të SHBA ne duhet të besojmë në faktet që kanë bindur Blinken për shpalljen e Berishës Non Grata. Që është firmosur edhe nga Biden se është përfshirë në mekanizmin e sanksioneve financiare kundër zullumit dhe korrupsionit.

Ne duhet të mbështesim mekanizmat e SHBA në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë. Një person që është non grata nuk mund të cilësohet partner për të çuar para agjendën e integrimit të Shqipërisë. Nuk duhet të harrojnë shqiptarët se pa SHBA do kishim Kosovën e pavarur. Nuk është qasje servilizmi por partneri real. PD mendoj që është më e madhe se Sali Berisha.” tha Balla.

Ndërkohë Balla duke iu rikthyer edhe një herë shpalljes “non grata” të Berishës, ka thënë se ish-kryeministri duhet të marrë shembull nga Tom Doshi i cili sot nuk është në sallën e Kuvendit. Për Ballën, Sali Berisha duhet të mungojë përjetësisht në Kuvend.

“Ta bëjë edhe Berisha si Tom Doshi. Të japi dorëheqjen. Zoti Doshi nuk është as në sallë të parlamentit dhe as në Komisione. Berisha mendoj që duhet të mungojë përjetësisht nga salla e Kuvendit.” është shprehur Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad