“Të ngrohet Rama se ai ka pare”, qytetarët e Durrësit në vështirësi për përballimin e krizës energjitike gjatë dimrit: Do mbulohemi me batanije

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kriza energjitike po ndihet çdo ditë e më shumë te qytetarët të cilët tashmë duhet të kursejnë për të mos kaluar fashën prej 800 kw.

Situata po bëhet akoma edhe më e vështirë tashmë që temperaturat po ulen dhe po vjen dimri, ata që preken më shumë janë pensionistët.

Të pyetur nga Fax News se si do ta përballojnë ngrohjen këtë vit qytetarët u shprehën se do kursejnë akoma më shumë.

“Të ngrohet kryetari i qeverisë, Edi Rama se ai ka pare. Pensionistët nuk kanë. Me 100 e ca mijë lekë të vjetra në muaj, nuk ia del për asgjë. Është e kotë, kjo qeveri duhet shporrur sa më parë, brenda orës po pati mundësi. Për popullin nuk mendojnë, vetëm për vete. Këta janë të gjithë banditët më të rrezikshëm”– u shpreh një prej qytetarëve.

Disa prej tyre treguan se do rrallonin konsumin energjitik, duke pakësuar larjet dhe duke u mbuluar me batanije.

Të shumtë kanë qenë edhe pensionistët të cilët nuk e dinë si do e kalojnë këtë dimër. Disa janë shprehur se edhe ky dimër do kalojë keq e keq, ndërsa një qytetar shprehet se këtë dimër do ngrohemi në diell./faxweb.al

Zjarr Tv Ad