“Të nxjerrim mësim nga e shkuara”, Vokshi tregon prapaskenat nga takimi Berisha-Alibeaj

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, anëtare e Grupit të Rithemelimit të PD-së ka treguar disa nga prapaskenat e takimit të djeshëm të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj. E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Vokshi tha se ishte një bisedë shumë miqësore, pavarësisht se palët kishin edhe mendime ndryshe për disa çështje.

Intervista:

Pyetja: Mund të na thoni disa nga prapaskenat e takimit mes Berishës dhe Alibeajt dje?

Vokshi: Përderisa ishte pa media, ishte një takim që mbase duhet të ruhen detajet për mos tu bërë publike. Një pjesë, besoj se dhe zoti Berisha dhe Alibeaj e kanë bërë publike, një pjesë të asaj çka u diskutua. Ajo që mund të thekson se përtej mendimeve të ndryshme, për disa aspekte organizative të strukturave të PD, njohjes së komisionit apo kryesisë, komandimeve të bëra nga Lulzim Basha, pjesa tjetër ishte miqësore. Ka qenë një bisedë e bërë në terma miqësore. Pavarësisht se kishte çështje të ndryshme. Takimi ishte miqësor. Më kanë thënë se fjalimi i zotit Alibeaj nuk ishte miqësor, ndaj ndjej keqardhje. Duhet të kishte zbutje të toneve. Ata janë të ftuar për të qenë pjesë e procesit të rinogranizimit të PD Ne duhet të jemi bashkë. Ky është mesazhi që kemi dhënë.

Pyetja: Sa deputete të Bashës e mbështesin 9 shtatorin?

Vokshi: Nga 9 shtatori, deri tani që flasim, unë di të them se shumë pak kanë qenë në mbështetje të zotit Basha. Kemi qenë disa deputetë që e kemi kundërshtuar vendimin e zotit Basha, dhe e kemi konsideruar përçarës. Por që nga 9 shtatori e më tej, kanë bërë që një pjesë e deputetëve, edhe ata që kanë mbështetur Bashën, të jenë përkrahës të lëvizjes së Foltores, apo të mbështesin komisionin e Rithemelimit.

Zjarr Tv Ad