Të “palarat” e Mourinhos

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar se Jose Mourinho ka një marrëdhënie jashtëmartesore që prej 8 vitesh tashmë. Sipas “The Sun”, Mourinho është përpjekur që ky lajm të mos publikohet.

Duket se trajneri portugez, i cili u shkarkua para disa ditësh nga Manchester United për rezultate të dobëta, ka një lidhje me Prue Carter-Robinson, një 41-vjeçare të cilën Mou e ka njohur kur ishte trajner i Realit të Madridit, në vitin 2010. Carter-Robinson jeton në veri të Londrës, qytet ku Mourinho po jeton tani që është pa punë.

Mourinho ka 30 vite i martuar me Matilde Faria, me të cilën ka dy fëmijë dhe janë njohur kur ishin adoleshentë.

Zjarr Tv Ad