“Të përmirësojë selfiet nga vetura”, Rama: PS do e fusë vendin në BE

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është i bindur në fitoren e zgjedhjeve nga socialistët edhe në vitin 2021. Kështu deklaroi nga seanca parlamentare ku tha se opozita ka kohë të përgatitet deri në zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme.

Madje duke thumbuar kreun e PD-së Lulzim Basha për videot e fundit të postuara nga makina gjatë takimeve në qytete të ndryshme, Rama u shpreh se ka kohë të përmirësojë edhe selfiet. Kreu i qeverisë theksoi se nuk e di se kur Shqipëria do hyjë në BE por se PS do jetë shumicë kur kjo të ndodhë.

“Duam t’i mundim në 2021 me rregulla të dakordësuara bashkërisht. Kanë kohën të reflektojnë. Deri në 2021 kanë kohën të organizohen, të përmirësojnë dhe selfiet nga vetura dhe në momentin e përballjes elektorale të shohim se çfarë mendon populli shqiptar. Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë proces dhe me bindjen se do vazhdojmë më këmbëngulje pavarësisht rezultatit në qershor, kam bindjen se ata që nuk i duan negociatat dhe mendojnë se me mbylljen e negociatave do marrin pushtetin, do zhgënjehen thellë sepse jemi ne që do i hapim negociatat dhe do e fusim Shqipërinë në BE. Nuk e dimë se kur do futet Shqipëria në BE por unë e di që deri kur të ndodhë PS do jetë këtu dhe do jetë shumicë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai foli më tej edhe për akuzat e opozitës për kriminalitetin apo dhe lëndët narkotike. Rama tha se me “Forcën e Ligjit” janë zhvilluar 22 operacione ndaj 11 grupe kriminale dhe janë arrestuar 175 persona.

“Në një vend ku njerëzit gdhihen dhe ngrysen nën trysninë e një propagande të shfrenuar që fillon nga politika me krimin tek shitja e produkteve mediatike duke iu referuar krimit, shkeljeve të natyrave nga më të ndryshmet.
Para se të hyja këtu pashë një lajm, media kombëtare, një defekt elektrik që solli një zjarr ku nuk pati dëme në Tepelenë. Është lajm ky për pop shqiptar, ku pati zjarr që nuk solli dëme. Të tillë ka dhjetëra në ditë, çdo orë, minutë.
Lufta me krimin e organizuar është një luftë sistematike e përditshme. Operacioni forca e ligjit ka zhvilluar 22 operacione ndaj 11 grupeve të strukturuara kriminale që ka sjellë arrestimin e 175 personave dhe sekuestrimin e 20 mln eurove asete kriminale. Gjatë gjithë këtij harku qeverisjeje janë sekuestruar 160 mln euro asete kriminale, që janë 10-fishi i atyre që bënë ata që i lanë rrugët rrugëve. Nuk po zgjatem me luftën kundër narkotikë por theksoj dhe në këtë aspekt , përveç faktit që e kemi çrrënjosur kanabisin si fenomen të trashëguar, gjatë 6 muajve të parë të 2018 kemi një rritje të procedimeve që në 2017 ishin 15% më shumë se një vit më parë dhe çdo vit rriten, në 51 % vitin e kaluar. Sot 91% e autorëve të veprave penale në fushën e kultivimit apo trafikimit të narkotikëve arrestohen. janë vetëm përqindja e mbetur në kërkim”, tha Rama.

Po kështu ai e cilësoi arritje reformën e administratës publike.
“Dua të theksoj një tjetër aspekt domethënës, aspekti i reformimit të administratës publike. Çdo ditë hedhim nga një hap të vogël për të reformuar dhe përmirësuar shërbimin civil të Republikës së Shqipërisë dhe tani kemi hapur një kapitull tëri për hapjen e vendeve të lira për studentët e ekselencës”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad