Të pikëlluar dhe me lot në sy, dalin fotot e para të Princit Harry, Mbretit Charles dhe Camillas pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Princi Harry, Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij janë fotografuar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së bashkuar u nda nga jeta pasditen e djeshme (8 shtator), në moshën 96-vjeccare.

Princi Harry është fotografuar në Heathrow në mëngjes, ku falenderoi një punonjëse të aeroportit pasi ajo i shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e Mbretëreshës.

Ai do të kthehet në Windsor pranë Meghan Markle pasi u largua nga Balmoral ku qëndroi për 12 orë me babanë e tij, mbretin Charles III dhe vëllain Princin William, raporton Daily Mail.

Duka i Sussex ishte i fundit që mbërriti në kështjellën Aberdeenshire mbrëmë dhe i pari që u largua këtë mëngjes pasi humbi një ‘garë’ me kohën për të shkuar pranë gjyshes së tij para se ajo të vdiste dje.

Sot bota mban zi për vdekjen e monarkes më jetëgjatë të Britanisë, ndërsa djali i saj mori fronin. Arkivoli i Mbretëreshës – i mbështjellë në Royal Standard me një kurorë me lulet e saj të preferuara sipër –  besohet të jetë vendosur në sallën ku ajo kalonte çdo verë me princin Philip.

Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, janë nisur për në Londër, ku monarku do të takohet me kryeministren përpara se t’i drejtohet kombit. Vëllezërit dhe motrat e tij dhe djali i tij i madh Princi William qëndrojnë në Balmoral. Charles dhe Camilla janë parë të pikëlluar dhe të përlotur teksa ishin në automjetet e tyre.

Harry u kthye te Meghan në orën 8:28 të mëngjesit, ku ishte ulur vetëm në pjesën e pasme të një Range Rover ndërsa po largohej nga shtëpia skoceze e familjes mbretërore, ku kishte mbërritur në orën 19:52 mbrëmë. Ai u fut në aeroportin e Aberdeen në orën 9:20 të mëngjesit, i shoqëruar nga pesë policë, dhe hipi në një fluturim për në Londër duke u nisur në orën 10:00.

Dhimbja e madhe u pa edhe dje në fytyrën e Dukës së Sussex pasi ai zbarkoi në Skoci dje – 15 minuta pasi vdekja e Madhërisë së Saj iu njoftua botës. Ai kishte kokën të ulur dhe pjesërisht të mbuluar fytyrën e tij ndërsa u largua nga aeroporti i Aberdeen, duke mbërritur në Balmoral pas errësirës.

Princi William kishte fluturuar në një avion RAF me Princin Andrew, Princin Edward dhe gruan e tij Sophie. Raportet e para kishin thënë se në bord do të ishte edhe vëllai i tij më i vogël.

Meghan Markle nuk u pa në Balmoral . Një zëdhënës i çiftit tha se Meghan tani do të qëndronte në Londër, megjithëse nuk do të merrte pjesë në çmimet WellChild. Thuhej se dukesha mund t’i bashkohej Harryt në Skoci në një datë të mëvonshme.

Zjarr Tv Ad