Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në Kuvend në orën 18: 00 do votohet për kandidatin për president, Bajram Begaj.
Duhet se edhe këtë herë opozita në këtë proces do të jetë e përçarë, pasi deputetët që mbështesin Sali Berishën do të marrin pjesë në Kuvend, ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt do ta bojkotojë.
Bëhet me dije se Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Saimir Korreshi nuk do të jenë të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve që do të nisë në orën 16:00, dhe ku do të shqyrtohet kandidatura e Bajram Begajt për president, ndërkohë që Oerd Bylykbashi ka deklaruar se do të jetë pjesë e mbledhjes.
Nga ana tjetër Sali Berisha, dhe deputetët që e mbështesin kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm në seancën e sotme në Kuvend, për të kundërshtuar me votë Begajn.