Këtë të premte pritet të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se tre kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit do i nënshtrohen intervistave.
Në garë për të zëvendësuar Arben Krajën janë prokurorët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Kraja, i cili drejtoi për tre vite SPAK, do të vijojë të jetë anëtar i kësaj prokurorie ndërkohë që i ndalohej e drejta e rikandidimit.
Zhvillimi i intervistave me kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si më poshtë:
Zgjedhja e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Urdhërohet sektori i dokumentimit te seancave të bëj publikimin e kësaj axhende në faqen web të Këshillit. Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit për të siguruar pjesëmarrjen Kryetari Alfred Balla.