Të qeshur e të shkujdesur, Basha përcjell zv.ambasadoren e SHBA

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesja e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Në kuadër të zhvillimeve politike, protestave të opozitës dhe djegies së mandateve nga shumica opozitare, Moses Ones ka zhvilluar një takim përreth 60 minuta me kreun e PD, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë. Ende nuk është zbardhur biseda mes diplomates amerikane dhe Bashës por situata politike duket sa ka qenë fokusi i takimit. Të dy, si z.ambasadorja ashtu dhe Basha kanë dalë shumë të qeshur dhe të shkujdesur nga takimi. Ata janë fotografuar gjatë momentit që Basha ka përcjellë znj. Moses-Ones.

Deputetët e opozitës, PD-LSI, PDIU, PBDNJ vendosën të djegin mandatet parlamentare si e vetmja masë ekstreme për t’u përballur me qeverinë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeveri tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë thirrje palëve për dialog por me sa duket si nga maxhoranca ashtu dhe nga opozita nuk ka tërheqje.
Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të maxhorancës janë shprehur kundër kërkesave të opozitës për qeveri tranzitore. Nga ana tjetër lideri i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka kthim pas.

Zjarr Tv Ad