“Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë drejtësisë së popullit”, Soreca reagon pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në vend

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje takimin e mbajtur virtualisht mes përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe panrtnerëve ndërkombëtarë në kuadër të një projekti të financuar nga BE dhe EURALIUSV.

Soreca në postimin e tij shprehet se vijimi i reformës në drejtësi është një prioritet kyç i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

“Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë drejtësisë së popullit shqiptar“, shprehet mes të tjerash Soreca.

Postimi i plotë:

Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë drejtësisë popullit shqiptar. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e duhur për to. Të zbatojë standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështes plotësisht reformën në drejtësi, i cili vazhdon të jetë një prioritet kyç i BE-së në Shqipëri

Zjarr Tv Ad