Të rinjtë braktisin fshatin pa rrugë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njësia administrative Ballagat që ndodhet më pak se 10 kilometra nga qyteti i Lushnjes ngjan me një ferr të vërtetë.

Rruga që të çon në 5 fshatrat e kësaj zone është e pakalueshme, pasi në dimër bëhet gjithë baltë, ndërsa në verë të mbyt pluhuri.

Pikërisht, këto faktorë kanë sjellë që banorët të hasen në vështirësi teksa udhëtojnë.

Banorët janë shprehur se për të shkuar në këtë qytet u duhen më shumë se 30 minuta edhe pse distanca është vetëm 10 kilometra.

Kjo zonë burimin e të ardhura e merr nga bujqësia, ndërsa kanë theksuar se nëse rruga do ishte e rregullt, fitimet do ishin më të mëdha.

Për shkak të vështirësive të shumta, banorët kanë hequr dorë nga bujqësia e si zgjidhje kryesore kanë gjetur largimin drejt zonave urbane. Në këto fshatra të vetmit persona që kanë mbetur janë të moshuarit.

Zjarr Tv Ad