Të rinjtë me jetski nuk zënë mend, në Radhimë sërish lundrojnë pranë zonës ku lahen qytetarët. Në Sarandë gjobitet dhe 18-vjeçari me skaf që…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Kufitare e Vlorës gjobiti me 100.000 lekë të rinj, pronarin e një mjeti lundrues “Jetski”, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese.

“Ditën e djeshme, është konstatuar në plazhin e Radhimës, një mjet lundrues “Jetski”, duke lëvizur brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese, shkelje për të cilën pronari i këtij mjeti lundrues, shtetasi H. L., 28 vjeç, banues në Vlorë, u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj”, tha policia.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, përgjatë vijës bregdetare të qytetit, kanë konstatuar në plazhin e quajtur “Gjiri i Sarandës”, një mjet lundrues tip skaf, të cilin e kanë ndaluar për kontroll të dokumentacionit.

Drejtuesi i mjetit lundrues ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk u ka vënë atyre në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

Për këtë shkak, është bërë shoqërimi i menjëhershëm i drejtuesit të mjetit lundures dhe i mjetit lundrues, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.

Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, drejtuesi i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi A. K., 18 vjeç, banues në Sarandë, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/c, pasi refuzoi dhënien e dokumentacionit, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues për 30 ditë. Gjithashtu, 18-vjeçari u ndëshkua edhe me masën administrative prej 10.000 lekësh të rinj, për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit, rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.

Zjarr Tv Ad