Të rinjtë në botë, në grevë për ndryshimet klimatike

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me mijëra të rinj në të gjithë botën protestuan këtë të premte në shenje sensibilizimi kundër ndryshimeve të klimës. Marshimet në mbi 120 vende të botës janë frymëzuar nga nisma e adoleshentes suedeze, Greta Thunberg, e cila është kthyer tashmë në simbolin e pastër të qëndresës.

Me pankartat “Shpëtoni planetin tonë”,  mijëra të rinj në të mbarë botën I janë përgjigjur thirrjes për të bojkotuar mësimin, në shenjë proteste për të sensibilizuar në luftën kundër  ndryshimve klimatike.

“Mendoj se është e rëndësishme që gjeneratat e reja të bëhen së bashku për të folur për çështjet e mjedisit, veçanërisht për ato që nuk konsiderohen si të rëndësishme nga shumë qeveri. Është gjithashtu një mundësi për t’ju treguar atyre që nuk besojnë se ndryshimet klimatike po ndodhin. Unë patjetër mendoj se lëvizja do të rrisë më shumë ndërgjegjësimin “, tha Michelle Huang, një 17 vjeçare, nga Britania e Madhe.

Nisma që tanimë është shtrirë në më shumë se 2000 qytete të botës është iniciuar nga adoleshentja Greta Thunberg.  16 vjeçarja e cila është nominuar si kandidate për të marrë çmimin “Nobel për Paqe” për këtë vit, nisi një grevë për klimën përpara parlamentit suedez në gusht të vitit të kaluar. Greta mori një vëmendje ndërkombëtare edhe pas fjalimit në bisedimet për klimën në OKB në Poloni dhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. “Për ndryshimet klimatike, ne duhet të pranojmë se kemi dështuar” ju drejtua ajo udhëheqësve ekonomikë botërorë në Davos.

 

Zjarr Tv Ad