Të rinjtë e FRPD-së, kanë zbuluar faqet në rjetet sociale, që përdor Endri Hasa, për të linçuar demokratët.
Eden Kollçinaku, anëtar i kryesisë se FRPD-së, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Sekretari për Organizimin Dixhital të PD, Endri Hasa, i zgjedhur në këtë detyrë nga Lulzim Basha, po i shërben këtij të fundit për përçarjen e PD-së.
Sipas tij, janë dy faqe në rrjetet sociale, që administrohen nga Endri Hasa dhe grupi i tij, të cilat i shërbejnë mbajtjes së karriges nga Lulzim Basha. Statusi i fundit i Endri Hasës, Sekretari për Organizimin Dixhital të PD (i emëruar -jo i zgjedhur- nga Lulzim Basha), bën fjalë për ‘linçimin’ që baza demokrate (dhe mbështetësit e Dr. Berishës) po i bëjnë strukturave drejtuese të PD.
Në fakt, linçimet e vetme që janë bërë janë ato të faqeve Shqipëria Si Europa & Shqipëria e Para, të dyja faqe që administrohen nga Endri Hasa dhe grupi i tij i adminave. Më poshtë mund të shihni disa screenshote nga postimet e faqeve që përmenda më sipër. Duket qartë se kush janë ata që duan të krijojnë përçarje mes demokratëve. Janë pikërisht ata që po bëjnë çmos të mbajnë karriget e tyre shtrënguar.
I them Sekretarit të Organizimit Dixhital të partisë se ato që ju i quani ‘linçime’ janë të vërtetat e hidhura që nuk përtypni dot, dhe nëse nuk keni frikë nga demokratët mos i fshini komentet dhe mos bëni block.’-shkruan Eden Kollçinaku./CNA